“Shqipëria Meksika e Evropës”/ Këlliç reagon ashpëri: Rama s’ka ndryshuar asgjë në raport me marrëdhëniet e tij me ShBA
Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një shfaqje për konsum të brendshëm politik, me qëllim intimidimin e organeve të drejtësisë në Shqipëri. Në intervistën televizive deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u shpreh se administrata amerikane e cilëson Shqipërinë si një “narkoshtet” dhe “Meksika e Evropës”. Sipas deputetit demokrat, marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-së nuk kanë ndryshuar, përkundrazi, ato mbeten të tensionuara për shkak të mosluftimit të krimit dhe korrupsionit, pasi qëndrimi amerikan është i qartë dhe është shprehur përmes 19 deklaratave publike të ambasadës së SHBA-së në Tiranë që nga shtatori i kaluar. Këlliçi: Në bordin e paqes shkoi kreu i një narkoshteti. Shqipëria sot krahasohet gjerësisht në kongresin amerikan dhe në politikën amerikane si Meksika e Europës...
Burimi:
sot.com.al