“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës”Në një deklaratë, Berisha shprehet se Shqipëria ka taksën më të lartë në botë dhe sipas tij, ulja e akcizës, është tallje për qytetarët dhe fermerët. “Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju uroj dhe njëherë nga zemra gëzuar Pashkën, Pashkën tjetër më mirë ta festojmë. Së dyti, jam sot para jush sepse nuk ngurroi as ditën e Pashkës të ligjërojë monologun e tij të mashtrimit. Edi Rama sot u rrek përsëri të mashtrojë shqiptarët lidhur me çmimin stratosferik të naftës. E vërteta dhe njëherë ta dini të dashur qytetarë, se kjo qeveri...
Burimi:
javanews.al