“Shqipëria ishull i paqes në oqeanin e të keqes”, Netanyahu premton mbështetje për vendin tonë: Jemi gati t’iu ndihmojmë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Nenanyahu vlerësoi Shqipërinë për mbështetjen e ofruar për herbenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë një seance të posaçme plenare në Knesset, të mbajtur në nder të kryeministrit shqiptar Edi Rama, Netanyahu tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”. “Miku im i mirë, kryeministri i Shqipërisë, mirë se erdhe në Izrael, mirë se erdhe në Jerusalem, kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit. Sot flamuri shqiptar valëvitet në rrugët e Jerusalemit. Është një pamje që ngroh zemrën.” Netanyahu tha se Shqipëria dhe Izraeli sot janë më afër se kurrë. “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të ngushta se kurrë, si në nivel politik, ashtu edhe në atë personal”, tha Netahyahu. Ai vlerësoi mbështetjen e hapur të Shqipërisë...
Burimi:
vizionplus.tv