“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale
Me shifrat aktuale të paraburgimit, Shqipëria nuk po u garanton qytetarëve të saj të drejtën për liri dhe siguri personale, ndërsa kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ky ishte mesazhi i qartë i disa prej emrave më të njohur të drejtësisë evropiane, të angazhuar nga qeveria shqiptare në procesin e konsultimeve për reformimin e politikës së paraburgimit, një problematikë që prej vitesh kritikohet edhe nga institucionet perëndimore. Dy dokumente voluminoze, rreth 60 faqe gjithsej, të siguruara nga gazeta TemA janë përgatitur nga gjyqtari belg Theo Byl, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë të Italisë, Nicola Lettieri, si dhe gjyqtari portugez Filipe César Marques. Raportet u prezantuan në një tryezë të thirrur nga Ministria e Drejtësisë dhe apeli ishte i prerë: paraburgimi duhet të jetë...
Burimi:
javanews.al