Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te ‘Portat e Korridorit VIII’

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te ‘Portat e Korridorit VIII’

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar një thellim të bashkëpunimit strategjik me Bullgarinë, duke vënë theksin te siguria kolektive në NATO dhe rëndësia gjeopolitike e Korridorit VIII. Nëpërmjet një reagimi zyrtar pas takimit me homologun bullgar, Atanas Zapryanov, Vengu bëri të ditur se dy vendet ndajnë një qasje realiste dhe të përbashkët mbi sfidat aktuale të sigurisë që kërcënojnë Evropën Juglindore. Një pikë kyçe e diskutimit ishte kontributi ushtarak i Shqipërisë në krahun lindor të Aleancës. Ministri Vengu theksoi se pala bullgare ka vlerësuar lart angazhimin e trupave shqiptare që shërbejnë në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo. Përveç bashkëpunimit në terren, dy ministrat diskutuan për “mundësitë konkrete” në fushën e industrisë ushtarake. Rëndësia e modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse u cilësua...