“Shqipëria Bëhet” sfidon partitë, zbardh kushtet për dialog

“Shqipëria Bëhet” sfidon partitë, zbardh kushtet për dialog

Partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ ka vlerësuar angazhimin dhe nismën e ndërmarrë nga një grup intelektualësh dhe qytetarësh të angazhuar për Forumin e Dialogut Politik. Në një postim në Facebook, Partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ tregon se qëndrimi mbi bashkëpunimin e propozuar nga ky forum, është i kushtëzuar me 6 pika. ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ kërkon ndër të tjera që tryeza e përbashkët të bëhet pa kryetarë në shesh si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik. Pikat: Krijimi i një komiteti qytetar per qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë –...