“Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, qytetarë dhe aktivistë kërkojnë largimin e qeverisë

“Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, qytetarë dhe aktivistë kërkojnë largimin e qeverisë

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar për ditën e sotme para Kryeministrisë. Qytetarë dhe mbështetës të “Shqipëria Bëhet” janë mbledhur në bulevardin para godinës së kreut të qeverisë Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Kjo është protesta e pestë kombëtare e kësaj lëvizjeje, ndërsa prej më shumë se dy muajsh, aktivistë të “Shqipëria Bëhet” kanë protestuar pa ndalim duke qëndruar para Kryeministrisë.