Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro
Shqipëria do të ketë avionin e vet shtetëror. Turqia i ka dhuruar vendit tonë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollar, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Avioni, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare ndërsa shpenzimet e tranferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke. Mediat turke raportojnë se vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, që parashikon se dhurimi ka për qëllim të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ndërsa të...