Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

Një vit përballjesh zgjedhore, me drejtësinë, ndërsa Shqipëria prek ëndrrën europiane. Viti 2025 tregoi dy fytyra të Shqipërisë, e para që do të punojë, dhe e dyta që do të kthehet pas.  Dhe në mes drejtësia e cila u bë protagonistja kryesore në politikën shqiptare. Një nga momentet kryesore të këtij viti ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre çuan Veliajn në qeli, duke lënë Bashkinë më të madhe të vendit pa kryebashkiak të zgjedhur në detyrë. Kjo goditje erdhi vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Kryesocialisti Edi Rama për të synuar mandatin e katërt, doli me sloganin “Shqipëria 2030 në BE” Kurse Berisha flamurin e kësaj fushate e gjeti nga SHBA. Nën moton e huazuar “Shqipëria Madhështore”...