“Shqetësuese për qeverinë janë protestat”/ Analisti: Opozita nuk mund të vijë në pushtet përmes SPAK-ut
I ftuar në nje studio televizive, analisti dhe gazetari Mentor Nazarko komentoi situatën politike në vend dhe rolin e sistemit të drejtësisë në raport me figurat kryesore politike. Ai u ndal edhe te strategjia politike e opozitës, duke argumentuar se tema e antikorrupsionit nuk është e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. “Tema e antikorrupsionit nuk është një temë me të cilën fiton elektoralisht. Opozita nuk është në ‘kilometrin e fundit’ dhe nuk mund të presë të vijë në pushtet përmes SPAK-ut. I ka kapur një lloj përtacie që të vijnë në pushtet nëpërmjet SPAK-ut po qytetarët shqiptarë janë të zgjuar. Më shqetësuese për qeverinë janë protestat spontane të qytetarëve se foltoret e opozitës”, tha ai. Sipas tij, opozita duhet të fokusohet më shumë te analiza...
Burimi:
sot.com.al