Shpopullimi/ Shqiperia edhe pa bukpjekes
Shpopullimi/ Shqiperia edhe pa bukpjekesZanati i bukëpjekësit (furrxhiut), një prej profesioneve më të vjetra dhe më identitare në Shqipëri po shkon drejt zhdukjes.Në një kohë kur vendi numëron mbi 3 mijë furra buke dhe më shumë se 12 mijë subjekte që përfshijnë prodhime buke dhe pastiçeri, industria përballet me një mungesë alarmante specialistësh.Pagat janë rritur ndjeshëm, por furrat mbeten bosh. Në themel të kësaj krize qëndrojnë emigrimi masiv, boshatisja e shkollave profesionale, konkurrenca e ashpër dhe kostot në rritje.Sipas Gëzim Peshkopisë, kryetar i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, zanatçinjtë shqiptarë janë sot ndër më të kërkuarit në tregun europian.“Bukëbërësit në Europë janë shqiptarë, me origjinë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut ose nga Shqipëria. E kemi ne këtë zanat në Europë. Ne vazhdojmë traditën...
Burimi:
sot.com.al