Shpifja në gjykatë/ Rrëzohen paditë për shpifje mes Sali Berisha dhe Edi Rama

Shpifja në gjykatë/ Rrëzohen paditë për shpifje mes Sali Berisha dhe Edi Rama

Gjykata ka rrëzuar paditë e ndërsjella midis kryeministrit Edi Rama  dhe kreut të PD-së, Sali Berisha për fyerje dhe shpifje. Padia e paraqitur nga Edi Rama kundër Sali Berisha lidhej me deklaratat e Berishës gjatë një emisioni në TCH në vitin 2018. Rama kërkonte një dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të rinj. Njëkohësisht, gjykata rrëzoi edhe kundër-padinë e Sali Berisha ndaj Edi Rama, që lidhej me komentet e kryeministrit në bashkëbisedime me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe në ERTV.