“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kërkesa për rritje të pagave të gjyqtarëve është e tepruar në kushtet aktuale të sistemit të drejtësisë. Ai theksoi se këto kërkesa përbëjnë një formë abuzimi dhe cenojnë parimin e paanësisë që duhet të ketë pushteti gjyqësor. Sipas Beqirit, nuk mund të kërkohen paga më të larta kur drejtësia vonon dhe dosje të rëndësishme mbeten pa zgjidhje prej vitesh. ”Ka qenë një kohë që gjyqtarët i kishin pagat qesharake dhe të ulëta; minimumi ishte 500 mijë lekë të vjetra. Ata merrnin ryshfete dhe kjo iu dukej thërrime dhe nuk bënin asnjë kërkesë për rritje rroge. Deri në vitin 2016, kur nisi reforma dhe vettingu, ata deri në atë kohë shumica prej tyre nuk dinin a merrnin apo jo rrogë....