Shkurti: Mungesa e njerëzve në protestat e PD-së është protestë ndaj vetë opozitës

Shkurti: Mungesa e njerëzve në protestat e PD-së është protestë ndaj vetë opozitës

Gazetari dhe analisti Armir Shkurti deklaroi se politika shqiptare ka mbetur e ngecur te rotacioni i pushtetit, pa ofruar një vizion real për të ardhmen. I ftuar në studion e QUO VADIS ai u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama nuk përbën zgjidhje në vetvete, por vetëm hapin e parë. Sipas Shkurtit, në Shqipëri sot nuk ekziston asnjë parti realisht demokratike, ndërsa alternimi i pushtetit mes të njëjtave figura politike është kthyer në një rreth vicioz. Shkurti vuri në dukje se mungesa e qytetarëve në protestat e Partisë Demokratike është një formë proteste ndaj vetë opozitës, ndërsa zhgënjimi ka përfshirë edhe mbështetës të Partisë Socialiste.  Shkurti: Jemi katandisur kështu që nesër çfarë ndodh, jo përtej nesër. Të gjithë thonë: “Të ikë Edi Rama”. A...