“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një debat me një sipërmarrës, që kërkoi nga kreu i qeverisë, nëse mund të ulet taksa e infrastrukturës. Rama i tha se ndërtuesit kanë përfituar më shumë nga shteti. Kreu i qeverisë e kritikoi ndërtuesin, duke i thënë se ende në ndërtim ka paga të deklaruara 50 mijë lekë. Rama u shpreh se ndërtuesit duhet të tundin xhepat, të paguajnë punëtorët dhe të bëjnë ndërtime cilësore. Sipërmarrësi: Ne kemi kërkuar që të shikohet taksa e infrastrukturës ose së paku të paguhet me këste? Edi Rama: Raporti i shtetit me ndërtuesit është kompleks, nuk është thjesht raport financiar. Edhe pse ka ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë që të jenë prezente....
Burimi:
javanews.al