Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shkullaku: Rama një kapo mafie. Çdo shqiptar ka të drejtë të kërkojë përmbysje me dhunë
Gazetari Armand Shkullaku, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e përshkruar situatën aktuale si shembje të plotë të shtetit dhe kapje mafioze të institucioneve. Duke iu referuar skandaleve të fundit që përfshijnë Belinda Ballukun dhe aferën e AKSHI-t, Shkullaku deklaroi se faktet e dala në dritë shpjegojnë mekanizmin e manipulimit elektoral dhe shpërdorimit masiv të fondeve publike. Në deklaratat e tij, ai e krahasoi qeverisjen me një organizatë mafioze të tipit sicilian, me një ‘capo dei capi’ në krye, që kontrollon buxhetin, taksat dhe pasurinë publike, duke vendosur arbitrarisht fitues dhe humbës në shoqëri. Sipas Shkullakut, afera si inceneratorët, shëndetësia, infrastruktura dhe AKSHI janë pjesë e të njëjtit mekanizëm financiar dhe politik. Shkullaku u shpreh se, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë...