Shkullaku: Qëndrimi i Berishës dhe tundja e flamurit në drejtim të kryeministrisë, futi në panik Ramën
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar protestën e opozitës më 24 janar, duke e cilësuar reagimin e forcave të rendit si një shenjë të qartë paniku të qeverisë, dhe jo thjesht nervozizëm politik. Sipas Shkullakut, përdorimi masiv i gazit lotsjellës, ujit me piper dhe dhuna ndaj qytetarëve e gazetarëve tregojnë se shteti reagoi në mënyrë kaotike, sapo skenari i zakonshëm i protestës doli nga e zakonshmja. Gazetari theksoi se deri më sot protestat kishin një skenar të parashikueshëm, i cili nuk e shqetësonte pushtetin. Por këtë herë, sipas tij, mjaftoi vetëm një devijim i vogël për të shkaktuar reagim ekstrem. Shkullaku vuri në dukje se, ndryshe nga protesta të tjera, në këtë rast kishte më pak shashka, por një reagim shumë më të dhunshëm nga policia....
Burimi:
ntv.al