Shkullaku: Ftesa në Uashington nuk i ndryshon sfidat e Ramës dhe hetimet brenda qeverisë së tij

Shkullaku: Ftesa në Uashington nuk i ndryshon sfidat e Ramës dhe hetimet brenda qeverisë së tij

Gazetari Armand Shkullaku komentoi sfidat që po përballet Edi Rama, duke përfshirë situatën në kabinetin e qeverisë, raportet me ish-zyrtarët dhe denoncimet për korrupsion. Ai tha se Rama përballet me një realitet kompleks politik dhe institucional, i cili ndikon në pozicionin e tij ndërkombëtar. Në intervistën e tij, Shkullaku komentoi edhe pamjen e Ramës së bashku me Dash Sulën gjatë një diskutimi për vizionin e qeverisë së tij, duke e përshkruar si simbolike të hallit dhe situatës që po përballet ai. Shkullaku solli në vëmendje situatën e ish-zyrtarëve dhe ministrave të qeverisë, disa prej të cilëve janë arrestuar ose kanë akuza të rënda për korrupsion dhe krim të organizuar. Ai shtoi se kjo e bën më të vështirë për Ramën të menaxhojë pushtetin dhe kuadrot...