Shkrihet Kadastra e Vlorës/ Drejtuesi politik i qarkut, Çuçi në “errësirë”: Kur ka dalë vendimi?

Shkrihet Kadastra e Vlorës/ Drejtuesi politik i qarkut, Çuçi në “errësirë”: Kur ka dalë vendimi?

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, i pyetur sot nga gazetarët në lidhje me mbylljen e Kadastrës në Vlorë u shpreh se nuk kishte dijeni mbi këtë zhvillim. “Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, u shpreh Çuçi. Sakaq, i pyetur nëse do të këmbëngulë që zyra e Kadastrës të mbetet në qytetin bregdetar, Çuçi u shpreh se mendon që “edhe qeveria duhet të vijë në Vlorë”.