Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e tij të parë në këtë post, Hajdari ka theksuar se udhërrëfyesi në punën e tij do të jetë ligji, duke premtuar drejtësi dhe shërbim për të gjithë banorët e kryeqytetit pa dallime. “Do të jem prefekt i të gjithëve, të çdo qytetari që jeton në këtë metropol. Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar”, ka deklaruar ai, duke shtuar se kjo detyrë mund të jetë edhe e fundit pas 35 viteve shërbim në administratën shtetërore. Ai u shpreh gjithashtu se dëshiron të ushtrojë këtë funksion me dinjitet dhe të lërë gjurmë pozitive në kryeqytet. “Kam mbi 35 vite që shërbej në shtetin shqiptar, por ky pozicion do...