Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës
Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme. Vendimi i qeverisë vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në strukturat e administratës shtetërore, veçanërisht në nivelin e prefekturave. Me këtë emërim, Hajdari do të drejtojë administratën e prefekturës së kryeqytetit, ndërsa posti që ai mbante më parë i kryeinspektorit të përgjithshëm i është besuar ish-deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula.
Burimi:
sot.com.al