Shkarkimi i Ballukut, Balliu: Drejtësi do të kishte nëse asaj do t’i sekuestrohej pasuria! Ka vjedhur shqiptarët

Shkarkimi i Ballukut, Balliu: Drejtësi do të kishte nëse asaj do t’i sekuestrohej pasuria! Ka vjedhur shqiptarët

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se de-facto Belinda Balluku nuk u shkarkua dje, pasi u emëruan njerëzit e saj. I ftuar në një studio televizive Balliu tha se Balluku duhet të ishte arrestuar, ndërsa shtoi se drejtësi do të kishte nëse asaj dhe të korruptuarve iu sekuestrohej pasuria. “Nuk u shkarkua, por u gjet forma për të qenë ajo në pushtet, pa qenë në karrige. U morën njerëzit e saj u vendosën në karrige, u eliminuan kundërshtarët e saj, si Spiropali. Sukses nuk është largimi i saj, por arrestimi. Unë sukses e quaj rrëzimin e kësaj qeverie. Janë arrestuar për 10 minuta qytetarët. Kurse ajo thotë; hape gojën sa do për të ndryshuar dëshminë, se kanë lekë shumë kësaj. Unë besoj se nuk do...