“Shishe vere miliona euro zhduken”, Berisha akuzon Ramën: Pas kësaj afere qëndron kryeministri dhe..

“Shishe vere miliona euro zhduken”, Berisha akuzon Ramën: Pas kësaj afere qëndron kryeministri dhe..

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe me vlerë miliona euro janë zhdukur nga vinoteka e Ergys Agasit pas një kontrolli të BKH-së. Sipas Berishës, vera ishte kontrabandë pa pulla fiskale dhe u mor në administrim nga shteti, por më pas u transportua fshehurazi me kamionë dhe u zëvendësua me shishe të tjera. Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon drejtues institucionesh dhe persona të lidhur me krimin e organizuar, duke theksuar se pas kësaj afere qëndron Edi Rama. Rasti është një tjetër provë e funksionimit të narkoshtetit, ku shteti shndërrohet në instrument vjedhjeje dhe mbrojtjeje të paligjshmërisë, shkruan Berisha në postimin e tij në facebook.