SHISH, AKSHI, policia, hipotekat, IKMT dhe dhjetëra institucione komandoheshin nga Ergys Agasi, Vlora Hyseni së…
Një mega-dosje që vazhdon të hetohet nga SPAK po zbulon një skemë shqetësuese funksionimi të shtetit shqiptar, ku dhjetëra institucione kyçe rezultojnë se nuk vepronin sipas hierarkisë ligjore dhe kushtetuese, por sipas një zinxhiri informal komandimi, me qendër një emër të vetëm: Ergys Agasi, që sot ndodhet në kërkim nga drejtësia për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”. Sipas materialeve hetimore dhe përgjimeve të administruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit nga zyra e tij, Agasi shfaqet si figurë qendrore koordinuese, ku drejtues institucionesh shtetërore raportonin, informonin dhe orientoheshin për veprimet e tyre, duke anashkaluar strukturat zyrtare dhe procedurat ligjore. Në përgjime dhe materiale të sekuestruara...
Burimi:
sot.com.al