Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi
Seanca e 18 dhjetorit, e fundit për këtë vit, u karakterizua nga skena kaosi të vazhdueshme. Deputetët e Partisë Demokratike nuk lejuan zhvillimin normal të diskutimeve dhe u përplasën me Gardën e Republikës. Pikërisht për këtë, Sekretariati i Etikës përjashtoi me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, gjashtë deputetë të opozitës, pavarësisht se kërkesa e PS-së ishte për 29 prej tyre. Në listë ishte edhe deputeti Saimir Korreshi. Po ashtu, protagonist në pamjet e bëra virale nga Kuvendi. Në një lidhje direkte këtë të martë, 23 dhjetor, për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ai shpjegoi konkretisht se çfarë ndodhi në ato momente tensioni. “Së pari, gjithë lëvizjet tona kanë qenë para nisjes së seancës plenare. Garda e Republikës nuk mund të hyjë në asnjë moment kur...