“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”
Deputeti i PD, Edi Paloka, i pyetur në një emision televiziv për zhvillimet e brendshme në PD, debatet dhe pakënaqësitë në radhët e demokratëve, u shpreh se ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet nga partia, pavarësisht se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar. Paloka shkoi më tej, duke thënë se “mendimet i jap” por se nuk imponohet “që të kalojnë për diskutim në strukturat më të larta të partisë”. “Nuk jam i pakënaqur me PD. Nuk jam pasiv por nuk jam në grupin organizator direkt për protestat”, tha Paloka duke shtuar se dikur ka drejtuar vetë protestat dhe për këtë ka bërë dhe burg. Duke atakuar indirekt, ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Paloka tha se ndryshe nga të...
Burimi:
javanews.al