‘Shëtitorja e përmbytur’, Ndoja nxjerr pamjet: Durrësi meriton më shumë, e vërteta s’ka nevojë për propagandë

‘Shëtitorja e përmbytur’, Ndoja nxjerr pamjet: Durrësi meriton më shumë, e vërteta s’ka nevojë për propagandë

Deputeti i PD-së, Arjan Ndoja ka bërë një denoncim në lidhje me situatën e rëndë të krijuar në qytetin e Durrësit, pas reshjeve të shiut. Në postimin e tij në Instagram, Ndoja ka publikuar një video ku dallohet shëtitorja e lagjes 13, Plazh në Durrës, e përmbytur. ‘Natyrshëm të lindin disa pyetje: Stuhi e pazakontë? Cilësi e dobët punimesh? Ngrohja globale? Durrësi meriton më tepër se kaq’, shkruan Ndoja. Postimi i plotë: Lagjia 13, Plazh, shëtitorja e permbytur dhe këndet e argëtimit për fëmijë. Stolat e prishur. Natyrshëm të lindin disa pyetje: Stuhi e pazakontë? Cilësi e dobët punimesh? Ngrohja globale? ? ? Durrësi meriton më tepër se kaq. E vërteta nuk ka nevojë për propogandë dhe as antipropogandë!