“Shërbëtore e bindur”/ Berisha akuza të rënda në Kuvend: Nuk e mori Palloshin me vete, por ai mori Lubinë në Ankara

“Shërbëtore e bindur”/ Berisha akuza të rënda në Kuvend: Nuk e mori Palloshin me vete, por ai mori Lubinë në Ankara

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës dhe për mbrojtje të individëve të përfshirë në skandale të mëdha. Sali Berisha: “Maxhoranca e krimit nuk ka ligj, kushtetutë e rregullore. Pavarësisht nga kjo ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen e p[otë ndaj politika të sigurisë së SHBA, në mbështetje të këtyre politikave pasi SHBA janë aksioneri më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë. Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Trump edhe për faktin se, në dallim nga kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shuë lirinë e shqiptarëve, vecanërisht me çlirimin e Kosovës. Për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën Atlantike të...