Shembjet në juglindje/ “Është ndër klientët kryesorë të Ballukut”, Toska: Kompania ANK nuk kreu studim gjeologjik!

Shembjet në juglindje/ “Është ndër klientët kryesorë të Ballukut”, Toska: Kompania ANK nuk kreu studim gjeologjik!

Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive ka komentuar mbi shembjet e fundit të rrugëve në juglindje të vendit, duke ngritur akuza për gabime në projektim dhe mbikëqyrje. Sipas Toskës, në ndërtimin e rrugëve pranë lumenjve duhet respektuar parimi që aksi të jetë buzë lumit, duke ndjekur kushtet natyrore të terrenit. Ai theksoi se në rastin konkret ekzistonte një trase e vjetër e përshtatshme, por ndërhyrja e re ndryshoi strukturën. “Rruga ekzistuese ka pasur trasenë e duhur. Çfarë kanë bërë? Nga traseja e vjetër e kanë ngritur lartësinë në kodër dhe duke bërë këtë kanë bllokuar daljen e ujërave. Ujërat nuk kanë pasur ku të rrjedhin, kanë marrë masivin e dheut dhe kanë rrëshqitur,” u shpreh Toska. Ai shtoi se, sipas studiuesve, aksi...