Shembjet në aksin Librazhd-Korçë: Rama, komente nga helikopteri

Shembjet në aksin Librazhd-Korçë: Rama, komente nga helikopteri

Duke ndërmarrë një udhëtim me helikopter drejt Korçës, kryeminstri Rama është detyruar të komentojë atë rrëshqitje dherash që ka bllokuar aksin Librazhd-Pogradec, duke e ndarë një pjesë të Shqipërisë në dy gjysma pa komunikim. Sipas tij, ajo që ka ndodhur së fundi në Shqipëri, ka ndodhur dhe në Itali, por ndryshe atje e ndryshe këtu, sa i përket reagimeve. “Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy...