Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII (aksi Elbasan-Qafë Thanë). Kreu i qeverisë shprehet se në këtë aks rrugor po zhvillohet një punë e jashtëzakonshme e kolosale dhe se punimet janë të standardeve europiane. Ndër të tjera ai thekson se shembja në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, ka ardhur si shkak i rrëshqitjes së tokës, pra gjeologjike dhe jo për shkak të punimeve që po kryhen në Korridorin VIII. “Mirëmëngjes dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin...