“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!
Inxhinieri Xhevair Ngjeqari, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për rënien e rrugës në segmentin Librazhd-Prrenjas e cila ka bllokuar prej gati një jave gjithë juglindjen. Ai u shpreh se ajo zonë është e paqëndrueshme, por kësaj radhe rrëshqitja nuk u shkaktua nga natyra, por nga projektuesi dhe firma zbatuese, duke ndërtuar një mur mbi trasenë e rrugës. “Flitet se është shembur korridori 8. Prrenjasi është rrëshqitje pjesore në një zonë të paqëndrueshme. Ka një zonë rrëshqitëse, por ky nuk është shkaktuar nga natyra. Këtu ka qenë një rrugë ekzistuese dhe më poshtë kësaj traseje hekurudhore, formacioni është i paqëndrueshëm, por ka funksionuar normalisht. Projekti ishte që të bëhej një trase tjetër, por ndëtuan një mur mbajtës mbi trase dhe...
Burimi:
javanews.al