Shehi: Njerëzit janë lodhur, Berisha nuk frymëzon

Shehi: Njerëzit janë lodhur, Berisha nuk frymëzon

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar valën e protestave të opozitës, duke u shprehur skeptik për efektin dhe përfshirjen qytetare në to.  Shehi tha se protestat po zhvillohen kryesisht me militantë partie dhe nuk po krijojnë frymën e nevojshme për ndryshim politik. Sipas tij, opozita ka nevojë për një strategji të re dhe një projekt politik që prodhon shpresë te qytetarët, përtej protestave të përjavshme. “Nuk më duket sikur ka një strategji opozitare. Kjo është strategjia e PD-së që është shumica e opozitës, por me thënë të drejtën nuk është se po shoh gjë të madhe. Protestat organizohen me të njëjtët militantë dhe ata po lodhen, bëhen gjithnjë e më pak. Mënyra për ta bashkuar opozitën është një projeksion i ri politik që krijon...