Shehi: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu thotë se ndarja aktuale territoriale nuk i përshtatet realitetit të sotëm, sepse i trajton njësoj qytetet e mëdha dhe zonat rurale. Kësisoj ai kërkon një rishpërndarje të tillë që të sigurojë përfaqësim më demokratik dhe administratë më efikase dhe bën thirrje për thyerjen e monopolit politik që ka qendra mbi periferitë. Për të protestat e opozitës janë të drejta, por nuk mjaftojnë për të ndryshuar situatën dhe nënvizon se bashkimi rreth Sali Berishës nuk është më zgjidhje për ta nxjerrë opozitën nga ngërçi. ”Protestat janë shenjë demokracie. Unë nuk mendoj që situata zgjidhet me protesta, ndryshe do të ishte shumë e bukur. Protesta kemi bërë në 2019 dhe në 2021 kur u braktis parlamenti, edhe ky një gabim fatal, pra...
Burimi:
ntv.al