Shehaj: Vendimi për fatin e të korruptuarve është marrë në Perëndim, është çështje kohe!
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi nga foltorja e Kuvendit mazhorancën socialiste se po ndjek një skenar të ngjashëm me rastin e ish-ministres Olta Xhaçka, për të shmangur përgjegjësinë penale të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuzë nga SPAK. Sipas Shehajt, strategjia e kryeministrit Edi Rama konsiston në zvarritjen e procesit përmes dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Komisionin e Venecias, me qëllim fitimin e kohës deri në skadimin e afateve ligjore. Ai pretendoi se e njëjta praktikë u përdor në rastin e Olta Xhaçkës, duke çuar, sipas tij, në shmangien e përgjegjësisë. Shehaj shtoi se në rastin e Ballukut, mazhoranca synon që paralelisht me zvarritjen institucionale, ta bindë atë të japë dorëheqjen, duke e hequr çështjen nga...
Burimi:
ntv.al