Shehaj: Rama po pengon një vendim historik të Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në Kuvend se Gjykata Kushtetuese po përballet me një moment historik, ndërsa për herë të dytë ka shtyrë marrjen e vendimit për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, fakti që një zyrtare e lartë e qeverisë mund të qëndrojë në detyrë ndërkohë që është nën akuza, e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë një prove të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë. Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar një vendim që, sipas tij, do të ishte historik dhe i paprecedent në favor të drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë. Kreu i Mundësia kritikoi mazhorancën për sulmet ndaj gjyqtarëve dhe përpjekjet për të zhvendosur vëmendjen...
Burimi:
ntv.al