Shehaj në ditën e dytë të fushatës për 100 mijë firma: Në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit…

Shehaj në ditën e dytë të fushatës për 100 mijë firma: Në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka vijuar edhe ditën e dytë fushatën për mbledhjen e 100 mijë firmave në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, duke qenë në terren dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj bëri të ditur se brenda pak orësh janë mbledhur qindra firma të tjera nga qytetarë që, sipas tij, duan që lufta kundër korrupsionit të mos ndalet dhe që të korruptuarit të përballen me drejtësinë. “Në pak orë kemi mbledhur me qindra firma të qytetarëve shqiptarë që duan të jenë në mbrojtje të drejtësisë dhe në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit, që i duan të korruptuarit para drejtësisë”, u shpreh Shehaj. Ai theksoi se kjo nismë është vetëm fillimi...