Shehaj kërkesë Kushtetueses: Dorëzoni dosjen “Balluku”, shqiptarët duhet të dinë të vërtetën!
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur në lidhje me të drejtën që kanë deputetët për të pasur në duar dosjen me fakte dhe prova të Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndaj zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku. Shehaj argumenton se aksesi i deputetëve të Partisë Mundësia ndaj kësaj dosje me provat e prokurorëve ndaj zv.kryeministres është një e drejtë dhe detyrim, për shkak se në Parlament do të duhet që ata të votojnë për kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas Shehajt, Mundësia po i drejtohet Kushtetueses me qëllimin që të mos krijohet një precedent që edhe në të ardhmen deputetëve t’u mbahen fshehur provat e Prokurorisë...
Burimi:
ntv.al