Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shehaj: Duhen zgjedhje të parakohshme, më në fund edhe në Shqipëri ka drejtësi
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj tha se vendimi i mazhorancës për të bllokuar arrestimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që drejtësia po heton korrupsionin dhe kërkon arrestime në nivelet më të larta, i ka hequr çdo legjitimitet qeverisë Rama. Ai tha se kjo e bën të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vendosin me votë mes drejtësisë dhe një pushteti të korruptuar. Në fund, ai tha se ky është një moment historik për Shqipërinë, pasi të korruptuarit po dalin para drejtësisë. “Është e qartë që pas vendimit të mazhorancës për të ndaluar arrestimin e Belinda Ballukut duhet të shkojmë në...