SHBA-të dorëzojnë raketat “Javelin”, Pirro Vengu: Shqipëria investon në ushtri në kohë paqeje, armatosemi jo për sulm, por për mbrojtje

SHBA-të dorëzojnë raketat “Javelin”, Pirro Vengu: Shqipëria investon në ushtri në kohë paqeje, armatosemi jo për sulm, por për mbrojtje

Këtë të premte, më 27 shkurt, po zhvillohet ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr. Në ceremoni merr pjesë ministri i Mbrojtjes në largim Pirro Vengu. “Nuk është thjesht një simbol force dhe kapaciteti, është dhe një mesazh qartësie strategjike. Shpesh herë më bëjnë pyetje pse vendet, sapo t’i jepet mundësia shpenzojnë kaq pak në mbrojtje. Kur përpiqem ta llogjikoj përgjigjen, e vetmja gjë që më vjen ndërmend është të them që siguria është e padukshme kur funksionon. Paqja krijon iluzionin se është një gjendje natyrore dhe investimi në mbrojtje shpeshherë nuk prodhon duartrokitje të menjëhershme, por shmang kriza që askush nuk do t’i përjetojë.”, tha ministri Vengu. Më tej gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes u shpreh...