SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes ambasadës në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në Shqipëri për një rrezik të shtuar nga grupet e lidhura me Iranin, pas tensioneve aktuale në Lindjen e Mesme. Sipas njoftimit, këto grupe mund të synojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, si dhe vende publike si atraksione turistike, qendra tregtare, hotele, klube nate dhe restorante. Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH1, deklaroi se Shqipëria nuk është e vetme përballë sulmeve kibernetike. Ai theksoi se vendi ka përjetuar dy sulme të mëdha nga grupe iraniane, njëri para tre vjetësh dhe tjetri kohët e fundit, por investimet në mbrojtje kanë reduktuar dëmet. Klosi nënvizoi se anëtarësia e Shqipërisë në...