“SHBA paralajmëron goditje ndaj korrupsionit në Shqipëri”, PL: Siguria kombëtare ndodhet në duart e Ergys Agasit

“SHBA paralajmëron goditje ndaj korrupsionit në Shqipëri”, PL: Siguria kombëtare ndodhet në duart e Ergys Agasit

Partia e Lirisë lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama sa i takon skandaleve tek AKSHI. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, deklaroi sot se Shqipëria, edhe pse anëtare e NATO-s, po mbahet peng nga mafia dhe lidhjet e saj me pushtetin politik, duke futur vendin në një spirale shkatërrimi, varfërie dhe kriminaliteti në rritje. Memelli theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë veprime për të goditur këtë sistem të kriminalizuar, duke dhënë udhëzime për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të fokusuar hetimet te investitorët strategjikë, kontratat e inceneratorëve. Zëdhënësja paralajmëroi se afati 90-ditor, që përfundon në mars 2026, shënon një ndryshim rrënjësor të qasjes së SHBA, duke kaluar nga sanksionimi i individëve tek çmontimi i rrjeteve...