“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

Në episodin e dytë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe vetë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar vizat me 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Këtë të dielë, Rama shpjegoi se Administrata Trump ka pezulluar vetëm vizat për lejet e punës në Shtetet e Bashkuara, dhe jo vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera. Deklarata e plotë e kryeministrit Edi Rama: Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim...