“SHBA mbështet aksionin opozitar dhe protestat”/ Boçi: Rama një hap larg derës së burgut!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “A2 Puls” nga Bruna Çifligu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në pikën më të dobët politike, ndërsa sipas tij, presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar po shkojnë paralelisht drejt një zgjidhjeje politike. Boçi theksoi se protestat e opozitës do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen në forma të ndryshme, si në rrugë ashtu edhe në parlament, me një objektiv të vetëm: largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Sipas tij, situata në Shqipëri nuk përfaqëson më një qeverisje legjitime, por një regjim të mbështetur në manipulim zgjedhor, kapje institucionesh dhe lidhje me krimin e organizuar, shkruan A2 CNN. “Rama është para derës së burgut. Ai po mbron pushtetin për të mbrojtur veten”, deklaroi Boçi, duke shtuar se çdo veprim...
Burimi:
javanews.al