‘SHBA ashpërsojnë qëndrimin’/ Muçollari: Mbështetja do të kushtëzohet me rezultate konkrete, Shqipëria në provë për…

‘SHBA ashpërsojnë qëndrimin’/ Muçollari: Mbështetja do të kushtëzohet me rezultate konkrete, Shqipëria në provë për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paralajmërojnë një qasje më të ashpër ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke e kushtëzuar mbështetjen politike dhe institucionale me tregues të matshëm në luftën kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe dhe trafikut të drogës. Një projektligj bipartizan, i depozituar në Senatin amerikan më 10 shtator të vitit të kaluar, sinjalizon një epokë të re në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe rajonit. Projektligji parashikon një ligj të veçantë me afat tetëvjeçar për rikonceptimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet specifikisht edhe Shqipëria. Sipas tij, bashkëpunimi dhe mbështetja amerikane do të varen nga progresi konkret në fusha kyçe si lufta kundër korrupsionit, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimi i shtetit ligjor, pavarësia e institucioneve dhe mbrojtja e...