Sfidat e integrimit/ Rama: Pa standarde produktet s’do konsumohen as brenda vendit
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mjedisi dhe siguria ushqimore përbëjnë dy nga sfidat më të rënda në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se mosplotësimi i standardeve europiane do të ketë pasoja serioze edhe për tregun e brendshëm. Gjatë një diskutimi mbi negociatat me BE-në, Rama u shpreh se nëse pas viteve të periudhave tranzitore Shqipëria nuk arrin të përmbushë kriteret e kërkuara, produktet ushqimore të prodhuara në vend nuk do të mund të konsumohen as brenda territorit shqiptar. “Lidhur me negociatat, atë që kemi diskutuar edhe në mbledhjen maratonë të qeverisë dhe grupit dje, dua ta prek këtu dhe me ju sepse kam shqetësimin që jo të gjithë në nivelin udhëheqës e kanë idenë mjaftueshëm të sfidave që na...
Burimi:
ntv.al