Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u rikujtoi sot të gjitha subjekteve të interesuara se sot është afati i fundit për të aplikuar për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2026. Subjektet që plotësojnë kriteret ligjore mund të finalizojnë aplikimin në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke siguruar përfshirjen në sezonin veror. Ministri Gonxhja thekson rëndësinë e respektimit të këtij afati. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit nënvizojnë se respektimi i afateve është thelbësor për organizimin dhe funksionimin e stacioneve të plazhit gjatë sezonit veror.