Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë po zhvillojnë takime me krerët e grupeve parlamentare. Takimi me kreun e Grupit të PS, Taulant Balla ka nisur në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, në orën 14:00 zyrtarët amerikanë do të takohen me kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi. Takimet vijnë në nisje të sesionit të ri parlamentar ndërsa klima politike është polarizuar ndjeshëm. Diskutimet do të fokusohen tek bashkëpunimi dhe dialogu parlamentar dhe çuarja para e punë së dy komisioneve për reformën territoriale dhe zgjedhore, në një kohë kur opozita ka deklaruar se nuk do të ulen në tryezë. Sesioni i kaluar i Kuvendit u mbyll mes kaosit të opozitës dhe tymueseve ndërsa në sallën plenare betohej Avokati i ri...