“S’është reformë, por kapje e re e institucioneve”,Gjekmarkaj shpërthen në akuza të fortë ndaj Ramës:Qeveria po zhbën..

“S’është reformë, por kapje e re e institucioneve”,Gjekmarkaj shpërthen në akuza të fortë ndaj Ramës:Qeveria po zhbën..

N/kryetari i Kuvendit, njëherësh n/kryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratës së Ramës për ndryshimet në kodin e procedurës Penale. Gjekmarkaj, në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se “ndryshimet e propozuara nuk janë reformë. Ato janë një përpjekje e hapur për të dobësuar institucionet e drejtësisë, për të frenuar hetimet dhe për të vendosur kontroll politik mbi mekanizmat që sot po godasin korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit”. Mesazhi i plotë Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike, dënoj me forcën më të madhe përpjekjen e Edi Rames dhe mazhorancës së drejtuar prej tij për të ndërhyrë brutalisht në sistemin e drejtësisë, me qëllim mbrojtjen politike per veten dhe zyrtarëve të tij të përfshirë në afera...