“Sërish u ndjeva në hall”/ Situata nga reshjet, ironizon Hysaj: Durrësi “mbytet” me një pikë ujë

“Sërish u ndjeva në hall”/ Situata nga reshjet, ironizon Hysaj: Durrësi “mbytet” me një pikë ujë

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas reshjeve të lehta të shiut ditën e sotme, duke ngritur shqetësimin për familjet që jetojnë me frikën e përmbytjeve. Ajo theksoi se edhe reshjet minimale mjaftojnë për të vënë në hall shumë shtëpi, duke evidentuar dështimin e institucioneve për të garantuar siguri dhe zgjidhje afatgjata për qytetarët e Durrësit. Reagimi i Jola Hysajt: Ranë disa pika shiu aty, dhe unë sërish u ndjeva në hall. Mendja më rri prapë aty… sa shtëpi do jenë sërish në hall.